Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të pranohet asnjë version dialogu, me të cilin negociohet tërësia territoriale e Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Osmani sot është takuar me shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, me të cilën u bisedua për zhvillimet e fundit në vend, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se Osmani dhe Apostolova folën edhe për rolin e Kuvendit në procesin e dialogut si dhe agjendën e Kuvendit në muajt në vazhdim.
“Procesi i dialogut me Serbinë duhet të jetë i kujdesshëm. Ne nuk pranojmë asnjë version dialogu, me të cilin negociohet tërësia territoriale e Kosovës. Kuvendi do të ketë rol të rreptë mbikëqyrës dhe do të insistojmë maksimalisht në rritjen e transparencës për procesin e dialogut. Gjithashtu do të kërkojmë raportim në Kuvend për secilën fazë të negociatave”, ka thënë Osmani.
-
Osmani: Qeveria nuk mund t’i tregojë Kuvendit se çfarë duhet të bëjë në dialog
-
Osmani: Para dialogut, të hiqen masat ndaj Kosovës
-
Osmani: BE-ja t’i vlerësojë shtetet aspiruese bazuar në vepra e jo në fjalë
-
Osmani ia paraqiti Sorensenit vërejtjet për Draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja
-
Osmani takon Sorensenin: Do të punojmë me aleatët që dialogu të përmbyllet me njohje të ndërsjellë