Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të dalin në votime për ta dëshmuar, siç ka thënë, shpirtin demokratik.
Osmani, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se sot të gjithë votojnë për kualitetin e jetës në komunat ku banojnë.
“Mirëmëngjes Kosovë! Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19. I priftë e mbara Republikës sonë!”, ka thënë Osmani.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani: Qytetarët sot vendosin për një të ardhme më të mirë
-
Osmani: Kompromisi kërkohet për Qeverinë, Kuvendin e presidentin
-
Osmani: Kur e kam informuar Kurtin se i kemi 82 vota, më ka thënë tash s’i ki votat e VV-së
-
Osmani: Mbrëmë u dëgjua zëri i një Republike që nuk përkulet
-
Osmani: Po kthehem në shtëpinë time