Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sigurimi i vaksinave antiCOVID është parakusht në mënyrë që institucionet të mund të angazhohen efektivisht në çfarëdo procesi tjetër, përfshirë edhe atë të dialogut.
Osmani ka thënë se në dialog shkohet për efektshmëri dhe arritje të rezultateve që përfundimisht do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Osmani këto i ka thënë gjatë takimit me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pija Sternvall.
“Në takim u diskutua edhe për procesin e dialogu me Serbinë, me ç’rast Presidentja Osmani theksoi se sigurimi i vaksinave është parakusht në mënyrë që institucionet të mund të angazhohen efektivisht në çfarëdo procesi tjetër, duke përfshirë edhe atë të dialogut. Sipas saj, në dialog shkohet për efektshmëri dhe arritje të rezultateve që përfundimisht do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Të dyja palët konfirmuan gatishmërinë për zgjerim të bashkëpunimit dhe komunikim të rregullt për bashkërenditje të angazhimit në këtë drejtim”, thuhet nga Presidenca.
Osmani ka thënë se orientimi i Kosovës është i qartë.
“Edhe në këtë sfidë pandemike, orientimi properëndimor i Republikës së Kosovës ka qenë i paluhatshëm, dhe një qasje e tillë duhet të vlerësohet dhe jo të ndëshkohet”, ka potencuar Presidentja Osmani.
Palët diskutuan edhe për vaksinat dhe nevojën për mbështetje të të gjithë partnerëve për Kosovën në drejtim të sigurimit të vaksinave për qytetarët tanë. Presidentja Osmani tha se orientimi i Kosovës është i qartë.
-
Osmani: Do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë
-
Osmani-Szunyogut: Pres bashkëpunim nga BE-ja për procesin e liberalizimit
-
Osmani përsërit: S’flasim për dialogun derisa na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash
-
Osmani: Sigurimi i vaksinave, prioritet mbi prioritetet për ne
-
Osmani siguroi Kosnettin për krijimin e një platforme të mirëfilltë të dialogut me Serbinë