Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u mbajt takimi i parë ministror ku u shqyrtuan mundësitë dhe u identifikuan hapat e parë për përgatitjen dhe realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës Shkup-Bllace (kufiri me Kosovën, në Han të Elezit)
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se ndërlidhja e autostradës me Prishtinën paraqet projekt të rëndësisë së veçantë për ndërlidhjen ekonomike, shoqërore dhe kulturore të Maqedonisë me rajonin.
“Me ndërtimin e kësaj autostrade dhe ndërlidhjen e saj me autostradën Prishtinë-Bllace ndërtimi i së cilës është në vijim, ndërlidhja kohore mes Shkupit dhe Prishtinës do të zvogëlohet prej dy orësh në më pak se një orë” – tha Osmani.
Ai gjithashtu tha se me përshpejtim po punohet dhe propozoi komunikim më të afërt me investuesit në Kosovë për koordinim të aktiviteteve nga të dyja anët e kufijve.
-
Rafuna: Autostrada Bllacë-Shkup e mirëseardhur për ekonominë e dy vendeve
-
12 kilometrat e rrugës Shkup-Bllacë që largojnë Maqedoninë e Veriut me Kosovën
-
Firmoset marrëveshja për fazën e parë të autostradës Shkup-Hani i Elezit
-
Shkupi shpall tender për 2 km të autostradës që do ta lidhë me Kosovën
-
Javën tjetër tenderi për autostradën që e lidh Shkupin me Kosovës