Në fjalimin e saj të parë në postin e kryetares së Parlamentit, Vjosa Osmani ka falënderuar qytetarët për, siç tha ajo, besimin që ua dhanë LDK-së dhe LVV-së për të qeverisur bashkë.
“Pritjet tona dhe të qytetarëve janë shumë të mëdha, dhe shpresoj se qeveria Kurti do të na bëjë krenarë”, tha Osmani.
Besoj se gjatë këtij mandati do t’ia kthejmë dinjitetin Kuvendit të Kosovës, do ta kemi një opozitë e cila do të tregojë gatishmëri për bashkëpunim, por më vjen keq që ata s’janë këtu sonte. Shpresoj shumë që gjatë 4 viteve, debati i lirë, gjuha korrekte ndaj njëri-tjetrit, do të jenë shembulli që do ta japim para qytetarëve të Kosovës”, deklaroi kryeparlamentarja Osmani.
Artikuj të ngjashëm
-
Vjosa Osmani: Kosova do të ndryshojë
-
Nga koalicioni me VV-në, Osmani synon postin e presidentes së shtetit ose të kryetares së Kuvendit
-
Fjalimi i plotë i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, rreth mocionit të mosbesimit
-
Vjosa Osmani pranon koalicionin me VV-në
-
Osmani: Kompromisi kërkohet për Qeverinë, Kuvendin e presidentin