Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për vrasjen e mbi 18 personave në sulmin masiv në Maine të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, Osmani ka thënë se Kosova qëndron me aleatët amerikanë në këtë kohë të vështirë.
“Mendimet tona janë me familjet e viktimave të të shtënave masive të tmerrshme në Leëiston, Maine. Zemrat tona janë për banorët e Leëiston dhe ne qëndrojmë me aleatët tanë amerikanë në këtë kohë tragjike”, ka shkruar ajo.
Policia e ka identifikuar sulmuesin si Robert Card (40), si të dyshuar në lidhje me sulmin e të mërkurës.
Card është përshkruar si instruktor i armëve të zjarrit dhe raportohet se ishte te rezervistë i Ushtrisë Amerikane dhe ishte angazhuar në një qendër stërvitore në Saco, Maine.
-
Qindra policë në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e 18 personave në SHBA
-
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
-
Osmani shpreh ngushëllime për viktimat pas përplasjes së helikopterit me aeroplanin në SHBA
-
Osmani e prekur nga zjarret në Los Angeles
-
Arrin në 15 numri i të vrarëve në New Orleans, i dyshuari ishte inspiruar nga Shteti Islamik