Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani ngushëllon Erdoganin për viktimat nga zjarret në Turqi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dërguar të premten një telegram solidarizues homologut të saj turk Recep Tayyip Erdogan, pas shpërthimit të zjarreve shkatërruese ku për pasojë kanë vdekur të paktën tre persona.

Përmes një postimi në Twitter, presidentja Osmani ka shkruar se Kosova po qëndron përkrah popullit turk në këto ditë vështira.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Republika e Kosovës është në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë, pasi vendi po përballet me disa nga zjarret më shkatërruese. Presidenti Recep Tayyip Erdogan ju lutem pranoni ngushëllimet e mia për jetët e humbura. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe lutemi për të gjithë të prekurit”, ka shkruar Osmani.