Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nëse nuk tregohet kujdes nga koronavirusi, beteja ndaj tij do të jetë e gjatë dhe e dhimbshme.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka shkruar se 24 orëshi i fundit shënoi numrin më të madh të të infektuarve.
“24-orëshi i fundit shënoi numrin më të madh të të infektuarve të konfirmuar me Covid-19, gjithsej 79. Ky numër tregon fuqinë e armikut të padukshëm, dëshmon se, nëse ne, sikur thonë profesionistët shëndetësorë, ne i japim këmbë atij, ia bartim atë tjetrit, beteja ndaj tij do të jetë e gjatë dhe e dhimbshme”, ka thënë ajo.
Ajo tutje iu ka bërë thirrje qytetarëve t’iu përmbahen masave të ndërmarra për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.
“Prandaj, të bëhemi të gjithë bashkë për ta ndalur atë, për të shpëtuar jetët tona e të të dashurve tanë; t'i kufizojmë liritë tona sot që t'i gëzojmë përherë pastaj; ta kuptojmë se fatin e betejës e kemi në duart tona dhe se vetëm duke qëndruar në shtëpi dhe duke i ndjekur udhëzimet e profesionistëve, mund ta fitojmë atë. Së bashku mund t'ia dalim”, ka shkruar ajo.
-
Osmani shërohet nga koronavirusi, kthehet në zyrë pas 2 javësh izolim
-
Osmani: Beteja me COVID-19 nuk ka përfunduar, rreziku do të rritet
-
Osmani: Numri i vdekjeve nga COVID-19 duhet të jetë alarm për institucionet
-
Osmani: Koha t’i përkrahim mjekët tanë në betejën ndaj COVID-19
-
Osmani bën thirrje për bashkim: Nuk bën që në këtë kohë tmerri të triumfojë virusi i përçarjes