Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani në Spanjë, informon liderët evropianë për agresionin e Serbisë

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet me liderë evropianë në kuadër të samitit të tretë të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës, ku është ftuar nga Presidenti i Këshillit të Bashkimi Evropian, Charles Michel dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Osmani do t’i informojë liderët për agresionin e Serbisë kundër Kosovës.

Zyra e Presidentes ka njoftuar përmes një komunikate se do të diskutohet edhe për bashkëpunime të përbashkëta.

“Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe diskutime me liderë evropianë për t’i informuar lidhur me agresionin e Serbisë kundër Kosovës dhe për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave të përbashkëta. Para liderëve evropianë, Presidentja Osmani pritet të përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për paqe, stabilitet dhe siguri në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.

Samiti do të mbledhë krerë shtetesh nga 47 vende të kontinentit evropian si dhe liderët e institucioneve evropiane, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Artikuj të ngjashëm