Lidhja Demokratike e Kosovës, do e shqyrtojë ofertën e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kështu ka bërë të ditur, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani. Sipas saj, për të gjitha çështjet do të diskutohet në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, e për të cilin tha se do të mbahet shumë shpejtë.
“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
“Është në vullnetin dhe ndërgjegjen e secilit. Besoj që në ditët në vazhdim do të mblidhen edhe organet e partisë të cilat e kanë për detyrë që të merren me tema të tilla. Sot do të diskutojmë lidhur me kohën se kur do të thirret Këshilli dhe besoj që shumë shpejt sepse nuk ka kohë më. Nuk ka sot mbledhje Kryesia. Unë kam deklaruar dje që për propozimet e tilla vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dhe do të diskutojmë lidhur me rimandatimin e ekipit tonë për të vazhduar negociata dhe përparimet qe do të vazhdojnë në ato negociata dhe ata anëtarët e Këshillit do të diskutojnë mirëpo unë nuk do të paragjykoj sepse secili prej tyre ka mandat", tha Osmani për media.
Edhe
Osmani mbetet propozim i LDK-së për presidente
Për deklaratën e Veliut dhe atmosferën në LDK, Osmani tha se ka përkrahje të fuqishme në LDK që vullnetin qytetar ta qojnë përpara.
“Unë sapo u ktheva nga Reçaku ku ishim një ekip atje dhe natyrisht që u takuam me shumë njerëz që janë pjesë e anëtarësisë sonë dhe mund të ju them se atmosfera në LDK për mu është atmosfera e anëtarësisë së LDK-së dhe është shumë e mirë dhe ka përkrahje të fuqishme dhe më shumë se kurrë ta qojnë përpara vullnetin qytetar”, tha ajo.
-
Osmani në zgjedhje pritet të bëhet bashkë me VV-në, s’dihet forma e bashkëpunimit
-
Kandidatja e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e fundit, injorohet nga partia e saj për Qeverinë e re
-
Osmani thotë se do të takohen me Vetëvendosjen gjatë tre ditëve të ardhshme
-
Osmani thotë se LDK e VV duhet të shfrytëzojnë maksimalisht ditët në vijim për të arritur marrëveshje