Deputetja grua më e votuar në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kryetaren e re të CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, që në këtë pozitë zëvendëson gruan e fortë të Evropës, Angela Merkelin.
Osmani është shprehur krenare se posti më i rëndësishëm partiak i besohet prapë një gruaje.

“Urime kryetares së re të CDU-së, znj. Annegret Kramp-Karrenbauer dhe gjithë qytetarëve gjermanë për zgjedhjet model të organizuara nga kjo parti. Krenare si politikane që posti me i rëndësishëm partiak i besohet prapë një gruaje e cila pa dyshim do të vazhdojë ngritjen e Gjermanisë dhe vazhdimin e politikave të fuqishme të Kancelares Merkel, përfshi mbështetjen e fuqishme për Kosovën”, ka thënë Osmani.
Osmani është pjesë e LDK-së, që bashkë me CDU-në janë anëtare të Partive Popullore të Evropës.