Arbëri

Osmani: Formuam 55 grupe të miqësisë ku do të përfshihen të gjitha rajonet e botës

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se sot në mbledhjen e kryesisë janë krijuar 55 grupe të miqësisë, nga të gjitha rajonet e botës

“Vendosem që të si funksionalizohen 55 grupe të miqësisë, të gjitha rajonet e botës janë të përfshira në këto grupe të miqësisë.

Synimi ynë në këtë legjislaturë është që grupet e miqësisë ti kemi sa më të angazhuara. Çështjet e tjera kanë qenë të natyrës teknike dhe nuk ka pas ndonjë gjë tjetër”, ka deklaruar Osmani, raporton KTV.

Osmani ka shtuar se për unifikimin e qëndrimeve në fushën politike të jashtme, është obligim politik por dhe kushtetues i të gjitha institucioneve të Kosovës.

“Sa i përket unifikimit të qëndrimeve në fushën politike të jashtme kjo është obligim politik e madje edhe kushtetues i të gjitha institucioneve.

Ndërtimi i politikës së jashtme bëhet nga qeveria në bashkëpunim me Kuvendin kurse konsultimi bëhet me presidentin e vendit. Unifikimi në politikën e jashtme dhe të flasim të gjithë me një zë është tejet e rëndësishme dhe kruciale për suksesin e Kosovës”, ka shtuar ajo.