Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur arrogante qasjen e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti kishte thënë se Osmanit i duhen dy-tre vjet për të kuptuar gabimin. Këtë e kishte thënë në lidhje me vërejtjet e saj për marrëveshjen e Washingtonit.
“Zotëri Hoti nuk e di çfarë flet dhe kjo qasja arrogante e tij është për të ardhur keq siç është një kryeministër vendit dhe nëse i kthehemi mbrapa historisë do ta shihni sesa herë kam qenë kundër një gjëje, zotëri Hotit dhe shokëve të tij iu janë dashur gjashtë vite dhe pastaj kamë ardhur aty ku kam qenë unë. Kur unë e kritikoja koalicionin me PDK ata e përkrahnin pastaj erdhën të fjalët e mia, unë e kritikoja zgjedhjen e presidentit ata e përkrahnin dhe pastaj erdhën të fjalët e mia”, tha Osmani, përcjellë EkonomiaOnline.
-
Ministri Veliu mbron kryeministrin Hoti, i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit
-
Kurti: Osmani do pushtet, ka ambicie politike
-
Hoti e quan tragjikomike deklaratën e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave”
-
Osmani bën thirrje për zgjidhje të çështjes së buxhetit, LDK-ja ankohet për presion
-
Osmani s’merr propozim për mandatar. Vendimi për zgjedhjet, pas përgjigjes së Kurtit