Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani e Konjufca përplasen me Thaçin e PDK-së në Komisionin për Punë të Jashtme

Mes shumë përplasjesh në Komisionin për Punë të Jashtme ka kaluar Projektligji për dialogun, por ka dështuar të marrë votat për të ecur tutje Platforma e hartuar nga Ekipi shtetëror për dialog.

Fillimisht opozita propozoi që Platforma të mos shqyrtohej, meqë, sipas tyre, secili dokument që nxjerr ky ekip është kundër-kushtetues, sepse nuk është mandatuar përmes ligjit në Kuvend, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përplasjet më të mëdha ishin mes opozitës me mbesën e presidentit Hashim Thaçi, Evgjeni Thaçi Dragusha.

Por, megjithatë Platforma u shqyrtua, sepse opozita u mbivotua nga deputetët e partive në pushtet.

Deputetët opozitarë e kanë quajtur Platformën dokument që nuk pengon diskutimin për kufij, se në këtë dokument thuhet se në luftën e Kosovës ka pasur veç krime lufte e jo gjenocid e krime kundër njerëzimit dhe se me këtë dokument po pranohet marrëveshja për Asociacionin që Kushtetuesja e kishte shpallur kundër-kushtetuese.

Por, në fund ky dokument nuk arriti të votohej në komision, sepse vetëm deputetët e partive në pushtet morën pjesë në votim, e ata të opozitës nuk votuan as kundër, e as nuk abstenuan.