Menjëherë pas ceremonisë së ngritjes së flamurit në oborrin e Qeverisë, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe ministrat e LDK-së kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Homazhet i udhëhoqi zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ndërsa ishin edhe ministrat Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Besian Mustafa, Vlora Dumoshi dhe Anton Quni.
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e Vetëvendosjes nuk i janë bashkangjitur këtij aktiviteti.
Megjithëse, Kurti është paraparë të bëjë homazhe te varri i Rugovës pak më vonë.
Ndërsa LDK gjithashtu do të bëjë homazhe te varri në një aktivitet të ndarë partiak.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova
-
Kurti e Osmani bëjnë homazhe te varri i Rugovës: Nderojmë figurat historike
-
Homazhet për 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
-
Kurti për herë të parë bën homazhe te varri i Rugovës
-
Kurti homazhe te varri i Rugovës: Kontribuues i madh për unitetin e popullit