Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmet mbi gazetarët në veri të vendit.
Ajo ka thënë se këto sulme shpërfaqin qëllimet e vërteta të Beogradit.
“Sulmet mbi gazetarët që po raportojnë nga veriu i Kosovës nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiqi, shfaqin qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën”, ka shkruar ajo në Twitter.
Osmani ka shtuar se qasja e lidershipit serb nuk ka ndryshuar qysh nga vitet e 90-ta dhe se ai do të dështojë.
“Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet '90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, ka theksuar Osmani.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani për sulmin në veri ku mbeti i vrarë një polic: Është sulm ndaj Kosovës
-
Osmani: Kërcënimet ndaj policëve në veri vijnë nga Serbia dhe grupet e saj kriminale
-
Osmani për sulmet ndaj gazetarëve në veri: Këto akte duhet të dënohen nga të gjithë
-
Osmani: Bandat e Vuçiqit duan destabilizim, veprimet e tyre të dënohen
-
Osmani: Sulmet e bandave kriminale në veri duhet të dënohen nga të gjithë