Kosova pret që raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përmirësohen me zgjedhjen e Joe Bidenit, pasi dekada të përkrahjes kyçe amerikane u vunë në dyshim nën administratën Trump, ka thënë ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Financial Times”.
“Të gjithë e dinë se presidenti i zgjedhur Biden nuk është mik i zakonshëm i Kosovës. Ai i di vuajtjet tona shumë mirë”, ka thënë Osmani.
Ajo tutje ka thënë se Bideni e di të vërtetën për rastin e Kosovës dhe se Serbia kishte kryer krime lufte e krime kundër njerëzimit në territorin e Kosovës.
Si senator i SHBA-së, Bideni ishte zë i fuqishëm i intervenimit amerikan në luftën në Kosovë.
Në këtë intervistë, Osmani ka thënë po ashtu se marrëveshjet e shtatorit, të arritura në Washington, me Serbinë, nuk duhet të nisin të implementohen “pa i parë qëndrimet e administratës së re në ato pika”.
-
Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me SHBA-në edhe pas zgjedhjeve
-
Epoka e Bidenit, si ndryshoi qasja e SHBA-së nga njohja në qendër te njohja eventuale
-
Bideni uron për 15-vjetorin e Pavarësisë, përmend njohjen reciproke me Serbinë
-
Bideni rithekson: Marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të jetë e përqendruar te njohja reciproke
-
Biden: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë kërkon kompromise të vështira