Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë në Twitter foto nga takimet që ka zhvilluar në Paris në kuadër të Forumit të Paqes.
Osmani theksoi se në Paris ka biseduar me kolegë nga Estonia, Liberia, Hungaria dhe Maqedonia e Veriut. Siç shtoi ajo, bashkëpunimi me miqtë dhe aleatët është i një rëndësie të madhe.
“Bashkëpunimi me miqtë dhe aleatët është i një rëndësie të madhe sepse ne duam të kapërcejmë sfidat e përbashkëta në Evropë dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Osmani e kryeministri Albin Kurti janë tash e disa ditë në kryeqytetin francez, ku kanë zhvilluar takime të nivelit të lartë, përfshirë presidentin Emmanuel Macron.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani nga Tirana: Zëri i Kosovës është i pranishëm aty ku vendoset për të ardhmen e Evropës
-
Osmani takon Macronin në Spanjë
-
Osmani e Kurti shpalosin qëndrimet për veriun e dialogun në takim me Macronin
-
Macroni priti Osmanin e Kurtin në Paris
-
Osmani e Kurti takohen me Macronin, paralajmërohet mundësia e një takimi trepalësh edhe me Vuçiqin