Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur 30-vjetorin e bashkimit të të dy Gjermanive frymëzim dhe model për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave demokratike.
Ajo të shtunën e ka pritur ambasadorin gjerman në Kosovë, Joern Rohde, në nder të ditës së bashkimit të Gjermanisë.
“Teksa sot gjermanët kremtojnë, ndonëse me sheshe më pak të mbushura , shkaku i pandemisë, ne bashkohemi me ta për të festuar këtë 30 vjetor dhe për të rikonfirmuar përkushtimin për vazhdimësinë e miqësisë dhe lidhjes së fortë mes popullit të Kosovës dhe popullit të Gjermanisë”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, tre dekada më parë, Gjermania ishte prijetare në zhvillimin politik e ekonomik sepse gjermanët treguan guximin dhe vendosmërinë për të përqafuar vlerat më sublime të demokracisë.
-
Osmani pret mbështetjen gjermane për integrimet euroatlantike
-
Osmani: Kosova, shembull i ndërtimit të një shteti demokratik mbi guximin, rregullat dhe drejtësinë
-
Osmani insiston për anëtarësimin e Kosovës në BE, ministri gjerman kërkon formim të Qeverisë
-
Osmani: Integrimi me merita për të cilin flet BE-ja aq shumë, nuk po ndodh për Kosovën
-
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin gjerman Rohde