Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OSHC vlerëson se Projekt-Kodi Civil i Kosovës shkel të drejtat e njeriut

Organizatat e shoqërisë civile, të nënshkruara në këtë deklaratë, konsiderojnë që Projekt-Kodi Civil shkel të drejtat për partneritet (martesë apo bashkësi civile) për personat LGBTI në Kosovë.

Projekt-Kodi Civil definon martesën si bashkësi ligjërisht të regjistruar ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme. Po ashtu, definon që Burri dhe Gruaja, kanë të drejtën të martohen dhe të formojnë familje. Më tej, Projekt-Kodi Civil parasheh mundësinë e krijimit të bashkimeve tjera civile me ligj të veçantë.

Organizatat e shoqërisë civile konsiderojnë që të gjitha partneritetet e mundshme (martesa apo bashkësitë civile) duhet të rregullohen me Kodin Civil. Kjo qasje e të rregulluarit të partneriteteve tjera me ligje të veçanta tenton të ndajë të drejtën për partneritet për personat LGBTI nga ato të qytetarëve të tjerë të Kosovës. Një qasje e tillë është shkelje fundamentale e të drejtave të njeriut të personave LGBTI në Kosovë, dhe nuk paraqet gjithëpërfshirjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës.

Projekt-Kodi Civil ka dështuar në sigurimin e njohjes ligjore të statutit të partneritetit të çifteve të sekseve të njëjta (të bashkësisë civile apo martesës) dhe ua mohon këtyre personave të drejtën për të krijuar familje. Mos rregullimi i partneritetit për çiftet e të njëjtit seks në Projekt-Kodin Civil është qasje diskriminuese në bazë të orientimit seksual.

Ministri i Drejtësisë, z. Selim Selimi, në konferencën për medie tha që kanë mundur ta ruajnë “nukleusin tradicional” të martesës, duke e favorizuar në këtë mënyrë martesën në mes të burrit dhe gruas dhe duke i diskriminuar format e tjera të martesave apo bashkësive civile.

Edhe Avokati i Popullit: Të njihen marrëdhëniet familjare të personave të gjinisë së njëjtë Arbëri Avokati i Popullit: Të njihen marrëdhëniet familjare të personave të gjinisë së njëjtë

Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtën për martesë dhe krijimit të familjes. Është e qartë që në Kushtetutën e Kosovës nuk ka gjini të përcaktuar, që do të pengonte çiftet e seksit të njëjtë të martoheshin dhe të krijonin familje. Më tej, Kushtetuta e Kosovës siguron edhe shtresa të tjera të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut. Neni 24 i Kushtetutës – Barazia para ligjit garanton që çdo person gëzojë të drejtën e mbrojtjes ligjore pa diskriminim, duke përfshirë edhe orientimin seksual si bazë të mbrojtur.

Kushtetuta lejon zbatueshmëri direkte të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe të Protokolleve të saj në legjislacionin e brendshëm të Kosovës, dhe përcakton që në rast të konfliktit të dispozitave ligjore të mbizotëroj ato.

Më tej, në pajtim me Nenin 53 të Kushtetutës së Kosovës, të drejtat themelore të njeriut duhet të interpretohen në harmoni me praktikat gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

(“GJEDNJ”). Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka njohur bashkësinë e personave të seksit të njëjtë si partnerë në Konventën e të Drejtave të Njeriut në nenet lidhur me “Jetën e Familjes”. Gjithashtu, GJEDNJ ka dhënë një numër të konsiderueshëm të gjykimeve lidhur me obligimin pozitiv të shteteve për të njohur ligjërisht partneritetin e çifteve të seksit të njëjtë.

Ministria e Drejtësisë ka dështuar të aplikojë praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ka dështuar të draftojë legjislacion që është gjithëpërfshirës dhe jo-diskriminues në bazë të orientimit seksual.

Është e qartë që Projekt-Kodi Civil përjashton persona nga e drejta për partneritet dhe e drejta për të krijuar familje në bazë të orientimit seksual. Si i tillë, është diskriminues dhe shkel Nenin 24 të Kushtetutes, që garanton barazi para ligjit dhe Nenin 37 të Kushtetutës, që garanton të drejtën për martesë dhe familje. Prandaj, Projekt-Kodi Civil duhet të përshkruhet në përputhje me obligimet e Kosovës për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët dhe duhet të sigurojë njohje ligjore të çifteve të seksit të njëjtë.

Organizatat e shoqërisë civile do të shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike dhe mekanizmat ligjorë që në Projekt-Kodin Civil të rregullohen të gjitha format e martesës dhe bashkësive civile pa dallim.

Lista e OJQ-ve nënshkruese:

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD

Qendra për Barazi dhe Liri – CEL

Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ

Youth Initiative for Human Rights – YIHR KS

Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS

Initiative for Justice and Equality – INJECT

Community Development Fund – CDF

Advocacy and Training Center – ATRC

Forumi per Iniciative Qytetare – FIQ

KAPHA

TOKA

ÇOHU

Fondacioni Lumbardhi

YMCA

Organizata Mediale Kosova Live

Integra

BIRN Kosovo

EcoZ

Edhe Projektkodi Civil shqetëson bashkësitë fetare dhe komunitetin LGBTI Arbëri Projektkodi Civil shqetëson bashkësitë fetare dhe komunitetin LGBTI

Let’s Do It Kosova

Levizja FOL

Civil Rights Defenders – CRD

Rrjeti i Grupeve te Grave – RrGK

Organizata ERA

Instituti per Politika Zhvillimore – INDEP

Fondacioni Jeshil

KIPRED

Pishtaret

Anibar

Fondacioni Shtatembedhjete

Eco Tour

Qendra per Art dhe Komunitet – ARTPOLIS

Qendra Kosovare per Rehabilitimin e te mbijetuarve te Tortures – QKRMT

Fondi per te Drejten Humanitare Kosovare

Culture Herritage without Borders - CHwB

EcoKosWomen

Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile – KCSF

Instituti GAP

Instituti i Kosoves per Drejtesi

Ec Ma Ndryshe

Balkan Policy Research Group

ETEA

Kosovo Youth Council – KYC

GAIA

Democracy4Development – D4D

Edhe Projekt-kodi civil konsiderohet diskriminues për komunitetin LGBTI Arbëri Projekt-kodi civil konsiderohet diskriminues për komunitetin LGBTI

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim - ORCA

DokuFest