Ta udhëheqin qeverinë ose do të zgjedhin opozitën. Këto janë dy opsionet e vetme që Lidhja Demokratike e Kosovës i ofron pas rezultateve të 11 qershorit.
Kryeministri në dorëheqje, Isa Mustafa, ekskluzivisht në Rubikon të KTV-së, ka bërë të ditur se në mungesë të një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, ku timonin e udhëheqjes e merr LDK-ja, ata shkojnë në opozitë.
“Ne mund të bisedojmë por me të gjithë do të bisedojmë vec me kusht që LDK ta ketë kryeministrin e vetë. Jo me PDK-në, me PDK-në as me kryeministër, as pa kryeministër. Me të tjerët mund të bisedojmë por që LDK të drejtor qeverisjen e vendit”, ka thënë Mustafa.
Posti kryeministrit dhe hapësira për realizimin e programit qeverisës mbesin kushte të pakapërcyeshme të LDK-së.
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Kurti: Kosova për të pasur presidente të re duhet të ketë opozitë të re
-
Mustafa para Kuvendit të LDK-së: Problemet nuk zgjidhen me tifozllëk, përgjegjësia është çështje etike
-
Opozita kërkon zgjedhje, e më pas synon qeveri pa Vetëvendosjen
-
Koci: Opozita e bashkuar të merret vesh me VV-në dhe t’i propozojë emrat për president