Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OSBE mirëpret vendimin për emërimin e një prokurori për rastet e dhunës kundër gazetarëve

Misioni i OSBE-së në Kosovë e ka përshëndetur takimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, njofton kumtesa nga AGK, transmeton koha.net.

Ambasadori Jan Brathu përmes një letre publike e ka cilësuar si një arritje të rëndësishme dakordimin mes palëve që Zyra e Kryeprokurorit të nxjerrë vendimin përmes së cilit do të caktojë një prokuror në rolin e koordinatorit si dhe caktimin e nga një prokurori në prokuroritë themelore për rastet e gazetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadori Brathu e cilëson këtë vendim si një arritje në krijimin e një ambienti të sigurt për gazetarët.

"Kryesuesi i OSBE-së në Kosovë, Ambasador Jan Brathu, e mirëpret vendimin zyrtar të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi që të emëroj një prokuror nga zyra e tij në pozitën e koordinatorit për të gjitha rastet e dhunës dhe veprave kriminale ndaj gazetarëve. Vendimi që hynë në fuqi sot, poashtu obligon Drejtuesit e Prokurorive Themelore që të emërojnë nga një prokuror që do të merret me rastet kur gazetarët janë viktima", thuhet në letrën e Ambasadorit Brathu.

Ambasadori Brathu poashtu e vlerëson rritjen e bashkëpunimit mes AGK-së dhe Prokurisë si institucion.

"Misioni i OSBE-së uron Zyrën e Kryeporkurorit si dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për këtë vendim të rëndësishëm i cili në mënyrë drastike do të rrisë mbrojtjen e gazetarëve në Kosovë" thuhet në letrën e Misionit të OSBE-së.