Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OSBE-ja nis trajnimin e forcave të policisë për zgjedhjet e 18 qershorit

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Përgjithshme, nisën sot trajnimin e rreth 6 500 forcave të policisë, që do të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Trajnimi për rolin e policisë në zgjedhje fillon sot me drejtuesit e nivelit të lartë e të mesëm.

Më pas, do të bëhet trajnimi i trajnuesve, të cilët, deri në fillim të muajit maj, do t’i kalojnë njohuritë e të tyre te të gjitha strukturat policore që do të përfshihen në zgjedhje.

Prezenca e OSBE-së ka organizuar trajnime të tilla prej vitit 2005.

“Zgjedhjet e këtij viti do të jenë një pikë e rëndësishme për konsolidimin e demokracisë dhe performanca e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor do të jetë një përbërës thelbësor i zgjedhjeve të suksesshme”, tha kryetari i prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, sot, në hapje të trajnimeve.

Borchardt tha se zgjedhjet e vitit 2007 qenë të parat ku u shënua mospërfshirja politike e policisë në zgjedhje dhe se raportet e OSBE/ODIHR-it që atëherë kanë folur për një rol pozitiv të policisë në të gjithë procesin zgjedhor.

Edhe OSBE bashkon në Tiranë partitë për të nisur një dialog mbi reformën zgjedhore Arbëri OSBE bashkon në Tiranë partitë për të nisur një dialog mbi reformën zgjedhore

Borchardt shprehu besimin se Policia e Shtetit do të jetë e pavarur gjatë zgjedhjeve të këtij viti dhe do të veprojë me profesionalizëm dhe dinjitet.

“Megjithëse këto zgjedhje janë një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë, policia duhet të vijojë edhe punën e përditshme, si luftën kundër kërcënimeve transnacionale dhe krimit të organizuar, veçanërisht luftën kundër kanabisit”, shtoi Borchardt.