Me mbjelljen e drunjve dekorativ pranë Fakultetit të Edukimit, kanë nisur aktivitetet për shënimin e Ditës së Tokës.
Bashkë me organizatën “Let’s Do it Kosova”, studentët kanë pastruar kampusin e Universitetit “Hasan Prishtina”, raporton KTV.
Përveç studentëve, aksionit iu bashkuan edhe përfaqësues të Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta.
Brenda kampusit nuk kishte vetëm mbeturina.
Një studente gjeti një kuletë të një kolegeje të saj nga Fakulteti i Edukimit, që u supozua t’i jetë vjedhur.
Edhe
Nesër pastrohet e mbillen fidanë në Kampusin Universitar
Me aktivitete vetëdijësuese për nxënës të shkollave fillore e të mesme nga vendi, Ditën e Tokës e ka shënuar edhe Ministria e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor bashkë me Komunën e Prishtinës, FSK-në e organizata të tjera.
Gjatë kësaj dite, janë larguar deponi ilegale mbeturinash nga Prishtina derisa edhe në komuna të tjera ka pasur aktivitete të ndryshme.
-
UP-ja dhe Komuna e Prishtinës shënojnë Ditën e Tokës duke mbjellë drunj
-
Largohen 100 thasë mbeturina dhe mbillen 22 fidanë në Ditën Ndërkombëtare të Tokës
-
“Let’s Do It Kosova” ju fton të merrni pjesë në aktivitetet e “Ditës Ndërkombëtare të Tokës”
-
Fëmijët shënojnë ditën e Tokës me aktivitete të ndryshme