Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Organizatori i protestës proruse në Serbi, dikur bashkë me djalin e Vuçiqit

Organizatori i protestës së sotme proruse në Serbi, Damjan Knezheviq, dikur kishte qenë shumë i afër me djalin e presidentit serb, Aleksander Vuçiq. Madje, në një foto të postuar më herët, dyshja shihen duke mbajtur flamujt e Serbisë dhe Rusisë.

Sipas Lulzim Pecit nga Instituti KIPRED, ky është një argument që e bën të besueshëm faktin se prape protestave proruse në Beograd qëndron vet Vuçiqi.

“Ai e ktheu për 90 shkallë qëndrimin e Serbisë me votimin në Kombet e Bashkuara, mirëpo qëllimi i tij i vërtetë është që tani ai të duket properëndimor krahas ultranacionalistëve prorus”, ka shkruar Peci në Facebook.

Përderisa i gjithë Perëndimi është mbushur me protesta që kundërshtojnë veprimet e Vladimir Putinit, në Serbi ka ndodhur e kundërta gjatë natës së sontme, ku një numër i madh i njerëzve kanë dalë në protestë në mbështetje të tij.

 

Organizatori i protestes se sontme ne Beograd, ne perkrahje te Rusise, Damjan Knezheviq ( Narodna Patrola) ne kete foton...

Posted by Lulzim Peci on Friday, March 4, 2022

 

Artikuj të ngjashëm