Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ORCA: A është më i fortë kryeministri a KSHC-ja

Organizata për Cilësi në Arsim (ORCA) ka protestuar kundër ndërhyrjeve politike në pavarësinë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) dhe Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Ata i kanë kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj që të mos ndërhyjë në bordin e agjencisë për akreditim.

Kjo organizatë ka paralajmëruar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi se për çfarëdo lloj ndërhyrje në KShC ata do t’i padisin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe do të pritën me protesta të vazhdueshme.

Përfaqësuesi i ORCA-së, Gramos Buçinca duke ironizuar me kryeministrin Haradinaj, tha se meqë ai merret me sporte të rënda po mendon që është ma i fortë, por sipas tij politikisht dhe moralisht më e fortë është KShC.

“Meqë në Kosovë kryeministri është i sporteve të rënda. Kush është ma i fortë kryeministri apo KSHC-ja. Përgjigja kryeministër është: KSHC-ja. Sepse institucioni i njëjtë ju ka zgjedhur juve kryeministër dhe KSHC ju ka zgjedhur Kuvendi i Republikës”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Ai tha se 61 deputetë, përfaqësues të popullit e kanë votuar kryeministrin e 76 KSHC-në.

“Ma i fortë, politikisht, moralisht është KSHC-ja”, tha tutje.

Kjo protestë vjen pas vendimit që KSHC ka marr për mos akreditimin e Universitetit të Pejës, Mitrovicës dhe atij të Prizrenit. Ndaj këtij vendimi kanë reaguar ashpër kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi

Artikuj të ngjashëm