Këshilltarët opozitarë të Kuvendit Komunal të Podujevës kanë pasur shumë vërejtje për raportin e punës së këtij institucioni për vitin 2018 dhe planin për 2019. Ata kanë adresuar një varg kritikash ndaj kryesuesit, Fatmir Gashi, i cili, sipas tyre, po lejon kryetarin e Komunës, Agim Veliu, dhe ekzekutivin që të tallen me institucionin më të lartë komunal duke mos sjellë raportet e punës.
Duke shpërfaqur gjendjen në Komunën e Podujevës, ata kanë thënë se po të ishte mirë në Podujevë do të jetonte vetë kryetari i Komunës së Podujevës dhe familja e tij. Këshilltari i Lëvizjes Vetëvendosje, Bajram Ajeti, ka thënë se ky dokument nuk është as raport.
“Ky është vetëm një ‘copy-paste’ prej atyre seancave që janë mbajtur çështjet ligjore, puna e Kuvendit Komunal në raport me administratën, ekzekutivin, tek në fund e kemi se arsimi ka dhënë informata. Te ndryshimi i statutit, aty janë të parapara themelimi i komiteteve dhe pos Komitetit për politikë dhe financa dhe atij për komunitete, të tjerat nuk janë themeluar ende”, është shprehur Bajram Ajeti.
Sipas tij, në raport do të duhej të përmendej edhe çështja e grevave dhe se, siç ka thënë ai, po të ishin themeluar të gjitha komitetet (si ai për arsim) i njëjti do të mundë të jepte qëndrime dhe propozime lidhur me këtë situatë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Sipas DFK-së, kuvendarët në Podujevë nuk po e arsyetojnë rritjen e pagave
-
Kodi etik për zyrtarët publikë mbetet në fuqi edhe me ekzekutivin e ri në Podujevë
-
Ndërrimi i pushtetit në Podujevë pritet t’i hapë rrugë miratimit të një dokumenti komunal
-
LDK-ja e PDK-ja ia pamundësojnë ekzekutivit të Podujevës miratimin e vendimeve
-
VV në Podujevë: Studentët me fakultet nuk po gjejnë punë, po punësohen familjarë të zyrtarëve