Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita në Gjilan kundërshton mosfunksionalizimin e projektit të trafikut urban

Qeverisja lokale e Gjilanit ka hequr dorë nga kundërshtimet për projektin e trafikut urban, ngase vlerësohet se jetësimi i projektit ishte i pamundur, meqë lagjet në Gjilan kishin shtrirje të vogël,e qytetarët nuk kishin nevojë për këtë lloj transporti, shkruan sot Koha Ditore.

Tashti pushteti lokal ka në plan rishikimin e projektit për të cilin ka edhe një studim të fizibilitetit që ishte përfunduar në kohën kur Komunën e Gjilanit e qeveriste Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Në bazë të dokumentit të strategjisë zhvillimore komunale të Gjilanit është theksuar se mungesa e transportit urban mbetet një sfidë që ndikon drejtpërdrejt në aspektin social, meqë shërbimet e taksive janë të shtrenjta për një shtresë qytetarësh.(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).