Subjektet politike në Komunën e Gjilanit kanë kërkuar nga kreu i komunës, Lutfi Haziri, t’i caktojë prioritetet për rregullimin e infrastrukturës. Përfaqësues të subjekteve opozitare mendojnë në mandatin e kaluar qeverisës, Haziri ka bërë investime jogjithëpërfshirëse.
Shefik Surdulli, këshilltar komunal nga radhët e PDK-së, ka bërë të ditur se në një numër të madh të lagjeve brenda qytetit nuk është investuar asnjë cent, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në këtë kontekst, ai ka përmendur lagjen e “Kumanovës”, lagjen “Jasharaj”, si dhe rrugën kryesore në zonën e “Fidanishtes”. Ai thotë se qeverisja komunale duhet të caktojë prioritet edhe sa u përket investimeve në infrastrukturën rrugore. Kurse Arianit Sadiku, këshilltar komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se duhet të fillohet me investimet në infrastrukturën rrugore në lagjet e qytetit, duke arritur një balancim të investimeve si në zonat rurale ashtu edhe në zonat urbane.
Qeverisja komunale deklaron se ata do të investojnë edhe në zonat urbane, duke përmendur edhe këtu investimet edhe në lagjen e 8 edhe investimet tek zona e Fidanishtes... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Këshillat e fshatrave në Gjilan me kompetenca për mbikëqyrje investimesh
-
Murseli i LDK-së: Për 6 vjet në Gjilan nuk është përmbyllur asnjë investim i madh kapital
-
Opozita në Gjilan kritikon qeverisjen komunale për menaxhim të dobët të projekteve infrastrukturore
-
Opozita në Gjilan me vërejtje për projektet të cilat nuk po përfundohen sipas afateve
-
Opozita në Gjilan kërkon zgjerimin e rrugës nga qyteti në drejtim të fshatit Malishevë