Kushdo që kërkon të punësohet edhe në kompani private në Ferizaj, këtë kërkesë, tash mund ta bëjë nëpërmjet komunës.
Kjo e fundit, në rolin e ndërmjetësueses, do të ndikojë që t’i lidhë bizneset me kërkuesit për punësim, raporton KTV.
Këtë nismë të kryetarit Agim Aliu, po e quan skandaloze opozita në këtë qytet.
Ish-kreu i Ferizajt, Muharrem Sfarça, thotë se Aliu po e mbyt tregun e lirë dhe po synon që të gjithë qytetarët e kësaj komune t’i bëjë militantë të PDK-së.
Por, kryetari Aliu deklaron se pretendimet e opozitës nuk janë qëllimmira, pasi komuna, me këtë nismë, nuk kërkon kurrfarë kostoje nga bizneset e as nga qytetarët, por ka vetëm rol lehtësues.
Edhe
Opozita në Ferizaj akuzon Aliun se po shfrytëzon punëtorët për fushatë zgjedhore
Aliu tha se vetë bizneset e kanë caktuar pagën minimale prej 300 eurosh, ndërsa më herët, nga komuna u janë bërë lehtësira si, ulja e tatimit në pronë si dhe subvencionimet e herëpashershme.
Të punësuarve, nëpërmjet ndërmjetësimit nga komuna, do t’u paguhen kontributet si dhe do t’u krijohen kontratat e punës.