Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita në Ferizaj e cilëson të dështuar projektin për rehabilitimin e hekurudhës

Ferizaj, 22 mars- Subjekti më i madh opozitar në Ferizaj, LDK, projektin e qeverisjes aktuale të PDK-së për rehabilitimin e hekurudhës që ndan në dysh qytetin e ka cilësuar të dështuar ende pa nisur.

Balton Dërguti, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, ka sqaruar se projekti i qeverisjes aktuale për një nënkalim për vetura dhe këmbësorë nën hekurudhë praktikisht është i dështuar me arsyetim se vetëm një kompani ka shprehur interesim serioz për hartimin e këtij projekti.

Arbër Bytyçi, drejtor i Infrastrukturës i Ferizajt, ka thënë se tashmë është mbyllur konkursi për përgatitjen e projektit detal në të cilin ka aplikuar vetëm një kompani, ndërkaq sipas ligjit ajo është fituese.

Ky projekt pritet të realizohet gjatë këtij viti. Te semaforët do të bëhet një nënkalim për këmbësorë dhe për automjete, që do të lidhë rrugën “Vëllezërit Gërvalla” dhe ”Ahmet Kaçiku” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).