Partitë opozitare i kanë dhënë mesazh kryeministrit Albin Kurti edhe në seancën solemne të Kuvendit për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se ai duhet të ruajë aleatët të cilët ndihmuan vendin në kohërat më të vështira.
Vendimi për dinarit ka nxitur reagime të shumta ndërkombëtare kohëve të fundit. Madje, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kishte thënë se çështja e dinarit ka prekur marrëdhëniet SHBA – Kosovë. Opozita vazhdimisht ka kërkuar nga Kurti që të koordinohet me aleatët. Kjo nuk mungoi as në seancën për Pavarësinë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se s’mund të ketë festë të Pavarësisë pa falënderuar miqtë ndërkombëtarë, ndërsa nuk ka harruar ta përmend kundërshtimin e Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen e Pavarësisë më 2008.
“S’mund të ketë festë pa falënderuar miqtë tanë. Populli jonë, kushdo që është në pushtet, nuk do ta kontestojë asnjëherë miqësinë me SHBA-në, BE-në dhe Britaninë e Madhe. Shumëkush, jo vetëm armiqtë e jashtëm, por edhe nga brenda, nuk besuan që do të shpallej Pavarësia e Kosovës. Por SHBA-ja nuk na zhgënjeu, i zhgënjeu ata që ishin skeptikë për orientimin euroatlantik. Ky vend nuk meriton qeverisje që e fut vendin në sanksione”, ka thënë ndër të tjera ai.
Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ia ka bërë të qartë Kurtit se “shtëpia nuk mund të mbahet pa miq.
“Sot falënderojmë të gjithë aktivistët që punuan për këtë ditë., Falënderojmë prijësin e rrugës sonë dhe presidentin historik Ibrahim Rugova, falënderojmë luftën e shenjtë të UÇK-së dhe sakrificën e familjes së Jasharajve. Në kohërat më të vështira, krijuam unitet të brendshëm. Krijuam ura bashkëpunimi mes vete dhe aleatë, prandaj kapërcyem sfida të pakapërcyeshme më parë. Ndiejmë mirënjohje për aleatet që në orët më të vështira na dolën në krah. Shtëpia nuk mbahet pa miq, nuk mbahej dje, s’mbahet sot dhe s’do të mbahet as nesër. Këto aleanca t’ia mësojmë brezave të rinj”, ka thënë Abdixhiku.
Edhe
Tahiri: Opozita të angazhohet ta bëjë një qeveri pa Kurtin
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se duhet ruajtur partneritetet që janë ndërtuar me mund.
“Duhet ta ruajmë partneritetin që e kemi ndërtuar me mund me SHBA-në dhe shtetet e BE-së, kjo nuk është dëshirë, është obligim që e ke marrë nga brezat që dhanë gjithçka për këtë liri”, ka theksuar ai.
-
Kurti: Me SHBA-në e BE-në partneritet pa armiqësi e servilitet
-
Opozita: Kosova s’ka qenë në pozitë më të vështirë me aleatët ndërkombëtarë që nga shpallja e pavarësisë
-
Opozita sërish insiston në zgjedhje të jashtëzakonshme
-
Kurti thotë se do ta mbështetë opozitën për zgjedhje, por jo me dorëheqjen e Qeverisë