Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në një intervistë për EkonomiaOnline, ka kritikuar Qeverinë për neglizhencë totale në raport me ndërmarrjen publike “Trepça”.
Shala, që është kryetar i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka thënë se situata në “Trepçë” është jashtëzakonisht shqetësuese.
“Janë dhjetëra miliona euro që Trepça i ka borxhe operatorëve privatë dhe institucionalë. Ka dhjetëra miliona euro që ka obligime ndaj KPMM-së dhe Trustit. Kemi një neglizhencë totale të Qeverisë në raport me Trepçën dhe nuk kemi asnjë veprim konkret sa i përket projekteve zhvillimore dhe stabilitetit afatgjatë të kësaj ndërmarrjeje. Është mbijetesë ekonomike dhe nuk kemi asnjë projekt afatgjatë”, tha Shala.
E deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se gjendja buxhetore në Trepçë është e rëndë, dhe se punonjësve nuk i është paguar Trusti.
Ai thotë se Qeveria duhet t’i qaset zhvillimit të kësaj ndërmarrjeje.
“Aksionar i Trepçës është Qeveria dhe mendoj që duhet të zhvillohet dhe të trajtohet më ndryshe, e sidomos nga kjo Qeveri që ka ardhur me premtime që do të bëjë zhvillimin e Trepçës. Duhet të ndryshohet gjendja”, tha Lekaj.
-
Shala: Sektori energjetik në gjendje të rënduar, qytetarët po paguajnë barrë të padrejtë
-
PDK-ja akuzon Qeverinë se po i mbron interesat e kompanive private
-
Shala: Qeveria po ikën nga përgjegjësia, kërkojmë transparencë
-
Milionat e “ringjalljes” shkojnë në pagat e punëtorëve të “Trepçës”
-
Qeveria për katër vjet ka ndarë afro 30 milionë euro për Trepçën, kritikon ish-ministri i Financave