Komunarët e Fushë-Kosovës janë akuzuar se po i lirojnë nga taksat bizneset të cilat ua mbajnë fushatën elektorale gjatë zgjedhjeve.
Gjatë kohës kur po diskutohej propozimi për vazhdimin e lirimit nga taksat komunale për ushtrimin e aktiviteteve biznesore për subjektet afariste në Komunën e Fushë-Kosovës për vitin 2018, këshilltari i PD-së, Ali Ismaili, ka thënë të hënën në mbledhjen e Kuvendit Komunal se po të mos ishte kështu, lirimi nga taksat do të bëhej për një periudhë më të gjatë e jo vetëm për një vit, shkruan sot Koha Ditore.
Këshilltari i PD-së ka kërkuar raport nga zyrtarët komunalë për numrin e bizneseve që janë liruar gjatë vitit 2017, dhe po ashtu për shumën që janë liruar...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Fushë-Kosova liron të gjitha bizneset nga taksa komunale
-
E paligjshme vota e asamblistëve për vendime nga të cilat vetë përfitojnë
-
Opozita ankohet për mosveprim nga pushteti në Fushë-Kosovë për themelimin e ndërmarrjes komunale
- Komuna propozon heqjen e taksës komunale, LDK-ja edhe faljen e borxheve
-
VV-ja konsideron se është bërë pabarazi në lirimin e bizneseve nga taksa në Fushë-Kosovë