Reshjet e fundit në Gjilan kanë nxitur reagimin e opozitës, e cila ka akuzuar pushtetin lokal për paaftësi në menaxhimin e gjendjes së shkaktuar nga vërshimet.
Arianit Sadiku, këshilltar komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar komunën se nuk e ka marrë seriozisht çështjen e investimeve për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai thotë se komuna duhet t’i kompensojë edhe banorët e lagjes së “8”, të cilëve u është shkaktuar dëm material në pronën e tyre.
“Te lagjja “Malësia” komuna ka filluar rregullimin e asaj lagje për asfaltim dhe ka shtruar zhavorr, dhe këtë e ka bërë në fushatë elektorale. Në momentin kur kanë shtruar zhavorr e kanë dëmtuar rrjetin e kanalizimit dhe ka pasur dalje të ujërave të zeza nga gypat. Komuna i ka lënë në gjysmë projektet e saj, duke i dëmtuar banorët. Komuna duhet të kompensojë dëmet, sepse uji ka depërtuar nëpër podrume të shtëpive. Është papërgjegjësi totale e komunës dhe këtyre nuk po u intereson”, ka thënë ai.
Kurse Anila Tusha-Kastrati, këshilltare komunale nga radhët e Nismës Socialdemokrate ka thënë se për vërshimet mban përgjegjësi kryetari i komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Dëme të shumta nga vërshimet në Gjilan, komuna fajëson banorët
-
Dëme të shumta nga vërshimet në Gjilan, komuna fajëson banorët
-
Komunat ende në pritje të kompensimeve për dëmet e viteve 2023-2024
-
Gjakova, qytet me potencial për turizëm e pa kanalizim
-
LDK-ja akuzon Vetëvendosjen në Gjilan: Avaritë dhe shkeljet nuk kanë të ndalur