Opozita në Shqipëri vazhdon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe thotë se është e vendosur për të mos lejuar vazhdimin e seancës pa u përjashtuar më parë Kryeministri Edi Rama.
Në momentin që në sallë hyri Sali Berisha, Flamur Noka hodhi në drejtim të Kryeministrit Rama një sasi mielli.
Mielli kapi edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.
Menjëherë pas kësaj, Ruçi ndërpreu sërish seancën, ndërsa Edi Rama hoqi xhaketën e lyer me miell.
Artikuj të ngjashëm