Bajram Shatrin, para 3 vjetësh, komuna e Skenderajt e ka akomoduar në njërën prej ndërtesave sociale të ndërtuara për familjet në asistencë sociale, raporton KTV.
Por duke qenë se jeton në katin e parë, ai thotë se e kishte bërë një ndërtim tjetër bashkangjitur me ballkon dhe e ka mbuluar me kulm, me qëllimin që banorët e kateve më të larta të mos hedhin mbeturina në ballkonin e tij. .Ai e pranon se nuk ka marrë leje për ndërtim, por e ka pasur të domosdoshëm ta bëjë atë.
E Shatri thotë se ua ka bërë me dije edhe komunarëve që t’i japin mbështetje, sikurse banorëve të tjerë.
Por komuna ia ka rrëzuar ndërtimin.
Komuna ka vendosur t’i rrëzojë të gjitha ballkonet pa leje, thotë zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Hajriz Koci.
Por opozita akuzon zyrtarët komunalë se veprojnë çdo herë kështu, duke i shkelur njerëzit e dobët e duke i favorizuar ata që janë më të fuqishëm. Vetëm në këtë objekt janë të vendosur rreth 40 familje me asistencë sociale.
-
Digjet një banesë në Skenderaj, banorët kërcejnë prej ballkoneve
-
Ankesa për “ndërtime të rrezikshme” në Skenderaj
-
Komuna e Shtimes dështon t’i ndajë 9 banesa komunale për familjet skamnore
-
Miftaraj: Në Kosovë me mijëra objekte banesore pa pranim teknik, shteti mbyll sytë
-
Skenderaj e Mitrovica mobilizohen për ndihmë të familjeve në nevojë pas vërshimeve