Tejkalim të kompetencave dhe shkelje të Rregullores së Kuvendit të Kosovës ka bërë, sipas opozitës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me emërimin e anëtarëve të Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim, shkruan sot Koha Ditore.
Pa e dërguar në Kryesi të Kuvendit, me vendim me numër 06-V-015, të marrë më 26 tetor, Veseli ka emëruar 13 anëtarë të këtij komisioni, përfshirë kryetarin dhe zëvendëskryetarin e Komisionit. Që të gjithëve, me vendimin e nënshkruar nga Veseli, iu ka emëruar edhe nga një zëvendës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetar të Komisionit e ka emëruar deputetin e PDK-së ose grupit të tretë parlamentar për nga madhësia, Xhavit Haliti, ndërkohë që zëvendëskryetare e ka emëruar deputeten e AAK-së ose grupit të pestë parlamentar për nga madhësia, Time Kadriaj.
Sipas nenit 15 të Rregullores së Kuvendit, është Kryesia ajo që në fillim të mandatit zgjedhor, në marrëveshje me grupet parlamentare propozon numrin dhe strukturën e komisioneve parlamentare, për të cilat vendos Kuvendi. Sipas këtij neni, Kryesia edhe gjatë mandatit, në marrëveshje me grupet parlamentare, kur është e nevojshme, mund t’ia propozojë Kuvendit formimin e komisioneve të reja funksionale...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.