Seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës është ndërprerë të enjten në mungesë të kuorumit, pasi që shumica e anëtarëve e kanë bojkotuar atë, me arsyetimin se Ekzekutivi lokal nuk u ka ofruar përgjigje shumë kërkesave të tyre.
Përfaqësues të partive opozitare në pushtetin lokal të Malishevës kanë theksuar se ky veprim është një lloj proteste ndaj injorimit të kërkesave të tyre nga Qeveria lokale dhe kësaj të fundit i kanë bërë thirrje që të reflektojë mbi këtë çështje dhe të ndryshojë qasjen e deritashme ndaj kërkesave të këshilltarëve të KK-së, por edhe të qytetarëve, shkruan sot Koha Ditore.
Zyra e informimit e Komunës së Malishevës ka bërë të ditur se të enjten është dashur që të mbahej mbledhja e tetë e rregullt e KK-së e cila është shtyrë për të premten “pasi shumica e anëtarëve të KK-së e kanë bojkotuar mbledhjen, me arsyetimin se Qeveria lokale nuk u ka dhënë përgjigje shumë kërkesave të tyre.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Opozita bojkoton sërish mbledhjen e Kuvendit në Malishevë
-
Opozita në Malishevë kundër shqyrtimit të kërkesave të Ekzekutivit
-
Dështon zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Malishevës
-
Iniciohet shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal të Shtimes
-
Dështimit të vendimmarrjes në Kuvend i kontribuon edhe LVV-ja