Opozita në Shqipëri ka nisur sot mosbindjen civile. Në katër akset kryesore të vendit demokratët kanë bllokuar rrugët, pas arrestimit të 23 qytetarëve nga Kukësi, të cilët protestuan për vendosjen e një takse 5 euro për kalim në Rrugën e Kombit.
Në Vorë, sipas raportimit të Panoramës, Partia Demokratike ka vendosur që të jenë deputetët e Tiranës me në krye liderin e opozitëes, Lulzim Basha.
Në rrethrrotullimin e Milotit do të jenë deputetët e qarqeve të Veriut, në Elbasan deputetët e kësaj zone me në krye kyetaren e LSI-se, Monika Kryemadhi, ndërsa në Çermë të Lushnjës, deputetët e Jugut dhe Durrësit me në krye Enkelejd Alibeajn.
Në këto pika tashmë ka grumbullim protestuesish të opozitës, ndërsa raportohet për bllokim të qarkullimit të automjeteve në këto akse kryesore.
Një vendim të tillë, opozita e bashkuar e mori menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Kukësit për të lënë në burg 11 prej të ndaluarve në protestën e Rrugës së Kombit. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, thirri në një mbledhje urgjente opozitën e bashkuar ku edhe u përcaktua strategjia që do të ndiqet në protestat e ditës së sotme. Sipas Bashës, regjimet që u kundërvihen interesave publikë, rrëzohen.
Deputetët e opozitës nuk kanë paraqitur asnjë kërkesë në rajonet e policisë për rrugët që bllokohen.
Kështu nga ora 10:00 deri në orën 13:00 do të bllokohet kryqëzimi i Milotit që lidh Tiranën me Shkodrën dhe njëkohësisht edhe Rrugën e Kombit me kryeqytetin. Në të njëjtin orar do të jetë i pakalueshëm për mjetet edhe kryqëzimi i Çermës në Lushnjë, që do të paralizojë lëvizjen në Jug të vendit.
Edhe
Opozita në Shqipëri bllokon rrugët në gjashtë kryqëzimet kryesore
I bllokuar do të jetë edhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan dhe kryqëzimi i Vorës në Tiranë. Në çdo protestë do të ketë përfaqësues të opozitës, ndërkohë që pritet që kreu i PD-së, Lulzim Basha, të jetë në protestën që do të organizohet në Vorë. Protestat e opozitës janë parashikuar në një orar që normalisht do të duhet të zhvillohet seancë plenare në Parlament.
Përmes një kërkese, deputetët e Partisë Demokratike i kanë kërkuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të shtyjë seancën plenare në orën 18:00.
{gallery}