Një “operacion” është duke e zhvilluar menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë nëpërmjet të të cilit synon t’i bëjë profesorë të kirurgjisë dy mjekë të lidhur me spitale private – Floren Kavajën, babai i të cilit është pronar i spitalit “Kavaja”, dhe Fahredin Veselajn, bashkëshortja e të cilit është pronare e spitalit “Vita”. Të dyja këto institucione ku punojnë të dy mjekët janë “klientë të mëdhenj” të laboratorit “Patohistologjia-S”, pronare e të cilit është dekania e Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, shkruan sot Koha Ditore.
Dy komisione vlerësuese, përbërja e të cilave është propozuar nga dekania dhe është miratuar nga Këshilli i fakultetit, kanë propozuar që titulli akademik “Profesor asistent” për lëndë të kirurgjisë t’u jepet Kavajës e Veselajt.
Kjo, pavarësisht se në konkurrencë për këtë titull akademik kishte kandidatë me kredenciale shkencore shumëfish më të mëdha. Profesorë në Katedrën e Kirurgjisë, që ishin anëtarë të komisioneve recensuese, por që ishin dorëhequr shkaku i presioneve, e edhe konkurrentët e pakënaqur, kanë lansuar akuza për përzgjedhje të dirigjuar nga Dekanati, pastaj për të dhëna të rreme që anëtarët e komisioneve recensuese kanë përshkruar në raportet vlerësues në favor të dy kandidatëve të propozuar për t’u zgjedhur profesorë, e edhe për fshehje kredencialesh shkencore për kandidatët që nuk janë propozuar...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
QKUK-ja merr masa ndaj katër infermierëve dhe suspendon një punëtor teknik pas ankesës së një qytetareje
- Çka po zgjedhim të studiojmë
-
Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë
-
Dorëhiqet drejtoresha e Nefrologjisë, përmend presionet dhe mungesën e bashkëpunimit
-
Spahija: Partitë të merren vesh njëkohësisht për qeveri e president