Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OMK: Sulmi ndaj mjekëve është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së pacientëve e familjarëve

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar pas kanosjes së një mjeku të kardiologjisë në Prishtinë.

OMK ka thënë se sulmi ndaj mjekëve “është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve nëpër institucione shëndetësore”.

Sipas odës, sulmet ndaj stafit nuk po kanë të ndalur dhe se ata nuk janë të mbrojtur e pa kujdes të veçuar apo mbrojtje nga pacientët apo familjarët e pacientëve.

Oda thotë se po kërkon që sulmet ndaj mjekëve që lidhen me veprimtarinë e tyre profesionale “të trajtohen në kuptim të sanksionimit penal në kuadër të sulmit ndaj personit zyrtar”.

Ajo ka kërkuar veprim edhe nga Prokurori i Shtetit dhe nga gjykatat, si dhe autoriteteve të tjera.

Edhe Lirohet në procedurë të rregullt burri që sulmoi ekipin mjekësor në QKMF-në e Obiliqit Kronikë Lirohet në procedurë të rregullt burri që sulmoi ekipin mjekësor në QKMF-në e Obiliqit

“OMK kërkon nga institucionet shëndetësore, autoritetet kompetente të nivelit qendror dhe atij lokal, që të trajtojnë me seriozitetin më të madh sigurinë në vendin e punës, pasi që mundësia e ekspozimit ndaj kriminalitetit të dhunshëm ndaj mjekut është e madhe”, thuhet në njoftimin e odës.

Image