Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur të hetojë çështjen e shpërndarjes së vlerës së energjisë që shpenzohet në veri të vendit, nëpër fatura të qytetarëve gjithandej Kosovës.
Pas këtyre hetimeve ky institucion pritet të dalë me një raport me rekomandime për institucione të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Avokati i Popullit, në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore, ka vendosur të hetojë Ex Officio (sipas detyrës zyrtare) çështjen e shpërndarjes së vlerës së energjisë që shpenzohet në veri të vendit, nëpër fatura të qytetarëve gjithandej Kosovës. Siç raportohet në media, vlera vjetore e sasisë së energjisë së konsumuar në atë pjesë, llogaritet të jetë rreth 8 milionë euro, shumë e cila konsiderohet se u vihet në barrë qytetarëve në pjesët tjera të vendit”, thuhet në një informatë për media të lëshuar nga ky Institucion.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se gjatë këtij hetimi, sipas detyrës zyrtare, do të konsultohen me Zyrën e Rregullatorit për Energji. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.