Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OJQ-të pas policisë, më të besueshmet

Ferizaj, 5 dhjetor – Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në bashkëpunim me Organizatën Iniciativa për Progres (INPO), nëpërmjet një konference në Ferizaj kanë prezantuar studimin e rregullt të KCSF-së “Indeksi Kosovar për Shoqëri Civile 2018”.

Dren Puka, drejtor i Programit për Hulumtim dhe Avokim në KCSF, ka thënë se ky studim tregon që përkundër një situate të vështirë politike dhe ekonomike në Kosovë, shoqëria civile ka arritur që të mbetet një faktor shumë i rëndësishëm në demokratizimin e vendit.

Sipas tij, në Kosovë janë të regjistruara mbi 9 mijë e 500 organizata të shoqërisë civile, prej të cilave një mijë e 943 janë klube sportive apo federata të sportit.

Ndërkaq, numri i organizatave të cilat kanë pasur ndonjë aktivitet financiar apo të punësuar gjatë vitit 2017 llogaritet të jetë rreth një mijë veta. Sipas tij, të dhënat tregojnë që puna në këtë sektor nuk është stabile, derisa vetëm rreth 3.500 persona konsiderohen si të punësuar në OShC përgjatë 12 muajve të vitit/Agim Ademi. (Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Artikuj të ngjashëm