Organizata joqeveritare serbe CPT, Centar za mir i toleranciju (Qendra për paqe e tolerancë), me seli në Prishtinë, ka paralajmëruar se do të ngre padi kundër Daut Haradinajt, transmeton Koha.net.
Kështu njofton gazeta në serbisht “vesti” nga Frankfurti.
Padia bëhet për shkak të gjoja kërcënimeve që Daut Haradinaj ka bërë kundër minoritetit serb në Kosovë.
"Disa ambasada në Kosovë, UNMIK, OSBE, Zyra për Kosovën si dhe disa përfaqësues politikë serbë, i kanë dënuar ato deklarata. Por dënimet pa veprime, janë të kota. CPT, bë bazë të Ligjit Penal të Kosovës, neni 147, do të ngre aktpadi. Kjo do të jetë hera e parë që sektori joqeveritar serb do të ngre aktpadi kundër një personi për nxitje të urrejtjes“, ka paralajmëruar CPT.
-
MPJD-ja u bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë
-
Shprehet drojë për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet në Kosovë
-
Masë paraburgimi serbëve të dyshuar për kërcënim të votuesve në Graçanicë
-
Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit
-
Haradinaj: Pushteti i Kurtit po planifikon ta ngufasë lirinë e shtypit