Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gentiana Karpuzi dhe Emir Vllasa, kanë diplomuar sot në Akademinë e Trajnimit Fizik të Ushtrisë britanike.
Oficerja Karpuzi mori edhe një mirënjohje të veçantë për rezultatet të larta gjatë trajnimeve.
Të dy oficerët, të diplomuar sot, do t'i zbatojnë në FSK shkathtësitë e tyre të fituara në këtë akademi prestigjioze, bazuar në standardet më të larta ushtarake.
Në ceremoninë e diplomimit të tyre ishin të pranishëm Gjeneral Zymer Halimin dhe Kolonel Naim Hazirin nga Forca e Sigurisë e Kosovës dhe ambasadori i Kosovës në Britani, Lirim Greiçevci.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër kosovarë diplomojnë në akademitë prestigjioze ushtarake në SHBA
-
Dy kadetë të FSK-së u diplomuan në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Mretërisë së Bashkuar
-
FSK-ja bëhet edhe me një oficer të diplomuar në Akademinë e Rreshter Majorëve në SHBA
-
Në Angli diplomon oficeri i parë i Ushtrisë së Kosovës
-
Një oficer i FSK-së e kryen, një kadet e nisë Akademinë Ushtarake në Shkup