Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Oda Ekonomike: Taksa në Rrugën e Kombit dëmton bizneset

Oda Ekonomikë e Kosovës ka shprehur shqetësime në lidhje me barrierat që bizneseve kosovare po i vendosen nga Shqipëria.

Së fundi edhe taksa për Rrugën e Kombit, që duhet secili që hyn në tunelin e Kalimashit të paguajë, ka shqetësuar bizneset.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, beson se ky vendim do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, raporton KP.

Gërxhaliu tha se nëse vazhdon kështu, ajo më nuk është Rrugë e Kombit. “Rruga e Kombit kështu nuk do të jetë Rrugë e Kombit, por rruga e përfitimit të kompanisë Kastrati”, tha Gërxhaliu gjatë konferencës ku u prezantuan rezultatet e studimit rreth barrierave dhe mundësive të sektorit prodhues në vend.

Gërxhaliu në këtë konferencë ka folur edhe për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi ku shfrytëzoi rastin që për këtë vendim t’i përshëndes deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë votuar atë.

Edhe Gërxhaliu: Nuk meriton të quhet “Rruga e Kombit” Arbëri Gërxhaliu: Nuk meriton të quhet “Rruga e Kombit”

Ai ka bërë apel tek vendet e Bashkimit Evropian që të mos merret si kusht lufta kundër korrupsionit sepse pësojnë qytetarët dhe bizneset, pasi që siç tha Gërxhaliu, “politikanët nuk do të vuajnë pasojat”.

“Dua të besoj që kriteret më kryesore janë përmbushur”, tha Gërxhaliu.