Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Oda e Mjekëve të Kosovës rrit tarifat për secilin shërbim që jep

Rreth 309 mijë euro fiton Oda e Mjekëve të Kosovës brenda një viti në emër të anëtarësisë.

Mbi 3860 mjekë çdo vit paguajnë nga 80 euro në bazë të një vendimi të cilin e ka marrë Kuvendi i Odës së Mjekëve më 17 janar të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bazuar në këtë vendim, përveç taksës për anëtarësim, mjekët janë të obliguar që të paguajnë edhe për shërbime shtesë të cilat i kryen ky institucion.

Për një licencë 5-vjeçare të punës ata duhet të paguajnë shumën prej 50 eurosh. Ndërsa për rilicencim duhet të paguajnë 40 euro. Çdo punonjës shëndetësor i cili pajiset me një certifikatë mbi të kaluarën etike paguan 30 euro.

Megjithatë, këto tarifa të caktuara nga Oda e Mjekëve për standardet që i ka Kosova po konsiderohen të larta nga mantelbardhët. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)