Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Oda e Avokatëve të Kosovës e shqetësuar për plagosjen e Vllasit

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës Osman Havolli e ka quajtur goditje në sistemin e drejtësisë në Kosovë tentim- vrasjen ndaj avokatit Azem Vllasi.

Havolli menjëherë pas marrjes së lajmit ka shkuar ta vizitojë Vllasin në spital për të cilin tha se është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas Havollit Oda e Avokatëve të Kosovës shpreh brengën dhe shqetësimin shumë të madh sepse kjo është goditje në sistemin e drejtësisë së Kosovës.