Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Oda e Afarizmit nga sot hap dyert për biznese

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) mbajti konferencën e parë për media, ku u prezantuan arsyet e themelimit, funksionimin dhe objektivat e Odës.

Kryetari i saj, Skënder Krasniqi theksoi se Oda është një fryt i një analize të gjatë dhe të hollësishme të një grupi të afaristëve, të cilët duke parë ngecje të mëdha në fushën e të bërit biznes janë bashkuar për t’i dhënë një kahje më pozitive fushës më të rëndësishme në vend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai shtoi se duke marrë parasysh problemet me të cilat ballafaqohen bizneset që nga çlirimi, konsideron se Kosova ka nevojë të ketë një Odë të ngjashme me shtetet anëtare të BE-së, transmeton KP.

Sipas Krasniqit, nga sot OAK hap dyert për bizneset, në mënyrë që të jetë sa më afër tyre për vështirësitë që i kanë.

Themelimi I OAK, sipas tij, është një mundësi e re për afaristët që të kenë bashkëpunim të sinqertë me institucionet dhe të tjerët në fushën e legjislacionit, për të reaguar për problemet e shumta që afaristët po ballafaqohen çdo ditë.